Evropa është tronditur nga kriza shëndetësore e shkaktuar nga Covid-19. Megjithëse disa kërkojnë një kthim të shpejtë në punën e zakonshme, ekziston një konsensus në rritje për një të ardhme më elastike dhe më të qëndrueshme. Dy blloqet kryesore të ndërtimit janëBashkëpunimi më i madh Evropian për shëndetin publik dhe drejtimi i dhënë nga Marrëveshja e Gjelbër Evropiane. Ne biseduam me Petra De Sutter, zëvendës kryeministre dhe ministre për shërbimin civil dhe ndërmarrjet publike Belge, për të ardhmen e sistemeve shëndetësore dhe bashkëpunimin evropian.
Green European Journal: Punonjësit shëndetësorë u shpallën heronj në vitin 2020. Si mund të shkojmë përtej duartrokitjeve, dhe ta mbrojmë shëndetin publik dhe sektorin e kujdesit shëndetësor?
Petra De Sutter: Pyetjet “Si” janë më të vështirat sepse të gjithë bien dakord që kjo krizë ka qenë një thirrje zgjimi për sistemet shëndetësore në BE. Si gjithmonë, në kohë krize, është sektori publik ai që duhet të paraprijë dhe të gjejë zgjidhje. Nuk është e mjaftueshme vetëm t’i duartrokasim punonjësit shëndetësorë ; nevojiten reforma strukturore dhe rritje e shpenzimeve shëndetësore. Politikat e kursimit që na shtyjnë drejt liberalizimit, privatizimit dhe efikasitetit më të lartë të kostos në sektorin e kujdesit shëndetësor ishin gjithmonë të rrezikshme sepse ato i linin vendet Evropiane pa kapacitete të tepërta për menaxhimin e krizave. Tani, në të gjithë Evropën, çdo parti politike e ka kuptuar nevojën për investime më të mëdha në shëndetin publik.
“Nuk është e mjaftueshme vetëm t’i duartrokasim punonjësit shëndetësorë; nevojiten reforma strukturore dhe rritje e shpenzimeve shëndetësore.”
Continue reading Vështrojmë drejt së Ardhmes: Shëndeti Publik dhe një Rimëkëmbje e Gjelbër